Përfundon takimi Ukrainë – Rusi; Këshilltari i Zelenskyy: Një raund i ri po vjen së shpejti
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një këshilltar nga zyra e presidentit ukrainas, Mikhail Podoljak, deklaroi se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës megjithatë po vazhdojnë.

Ai njoftoi në Twitter se raundi i tretë do të fillojë së shpejti, transmetojnë disa medie. Më herët, këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme nga Kievi, Anton Gerashchenko, tha se bisedimet mes dy palëve në kufirin ukrainas-bjellorusi kanë përfunduar.

“Negociatat mes delegacionit ukrainas dhe atij rus po vazhdojnë. Raundi i tretë do të fillojë pas pak minutash”, ka shkruar Podoljak në Twitter.

“Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar”, shkroi Gerashchenko më herët në llogarinë e tij në Telegram, raportoi Interfax ukrainas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024