Përfundon takimi në mes Vuçiq dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosova
Lexohet për: 2 min.
lista-serbe-vuciq-na-tha-mos-i-braktisni-institucionet-e-kosoves
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar takimi në mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesve të serbëve në Kosova, ku është diskutuar për negociatat e zhvilluara në Bruksel.

Në takimin që u mbajt në Beograd, morën pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiq, ministri i Financave, Sinisha Mali, drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarët e LS, Igor Simiq, Dalibor Jevtiq, Milan Radoiçiq dhe kryetarë komunash nga veriu i Kosovës.

Presidenti Vuçiq është paraparë t'i drejtohet publikut rreth orës 13:30, që do të jetë fjalimi i tij i parë pas raundit të fundit të dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin më të lartë, i cili është mbajtur të enjten në Bruksel, por që nuk solli rezultat.

Vuçiq tha të enjten nga Brukseli se ishte një ditë e vështirë për Serbinë dhe se ai do të vazhdojë të luftojë për paqe dhe stabilitet.

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviq, duke paralajmëruar fjalimin e presidentit, tha se do të jetë “një nga fjalimet e tij më të rëndësishme”, në të cilën do të flasë për sjelljen e Kurtit në Bruksel, si dhe për situatën aktuale, dialogun dhe propozimet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025