Përfundon subvencionimi i energjisë për ata që kursyen, vazhdon për familjet në nevojë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ka përfunduar subvencionimi i energjisë elektrike për qytetarët që e kanë kursyer atë, derisa ka shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin familjet në nevojë, raporton KosovaPress.

Për këtë, ai tha se janë paraparë edhe 25 milionë euro mbështetje për familjes e cenueshme në mënyrë që të lehtësohet barra e faturave të energjisë elekrtike.

Sipas tij, ka pasur një vetëdijësim të hatashëm të qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike, gjë që siç tha ai, ka rezultuar që të ketë përfitues të gjithanshëm.

“Sot ose nesër qytetarët do ta pranojnë subvencionimin dhe kjo do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit e cila ka qenë pra për periudhën e sezonit dimëror të këtij viti. Do të ketë edhe masa të tjera të parapara me pakon mbëhtetëse të BE-së. Janë paraparë edhe 25 milionë euro mbështetje për familjet e cenueshme apo në nevojë në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të lehtësohet barra e faturave të energjisë elektrike për ta... Kanë qenë diku 200 mijë familje që kanë përfituar, disa muaj pak më shumë e disa më pak, dhe kanë qenë të kursyera shumë e shumë kilovatë energji elektrike, të cilat nuk i kemi importuar”, tha Murati në konferencë për media.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, tha se kanë paraparë mbështetje në vazhdimësi.

“Pakoja jonë përfshinë edhe masa specifike për të mbështetur familje të cenueshme dhe shpresojmë që kjo të jetë e disponueshme që të jetë e mundur. E që sistemi energjetik i Kosovës të jetë i qëndrueshëm duhet të shikojmë se çfarë masash duhet marrë dhe se si t’i zbatojmë ato. Qeveria e Kosovës duhet të miratojë një plan të zbatimit dhe ne të shkojmë në atë drejtim muajve dhe viteve në vazhdim”, tha ai.

Kujtojmë se subvencionimi i energjisë elektrike për muajt shtator, tetor, nëntor kanë është bërë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa për muajt dhjetor, janar, shkurt dhe mars është mbuluar nga fondet e Bashkimit evropian, në vlerë prej 15 milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024