Paris-Saint Germain ka marrë një goditje të rëndë në pikën më të rëndësishme të sezonit.
Për shkak të lëndimit të ligamenteve, ylli i kësaj skuadre Neymar do të mungojë deri në përfundim të këtij edicioni garues.
“Neymar Jr ka pasur disa periudha të paqëndrueshmërisë së kyçit të këmbës së djathtë në vitet e fundit. Pas ndrydhjes së tij të fundit që ndodhi më 20 shkurt, stafi mjekësor i Paris Saint-Germain rekomandoi një operacion për riparim të ligamenteve, për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes. Të gjithë ekspertët e konsultuar e konfirmuan këtë nevojë. Ky operacion do të kryhet në ditët në vijim në Spitalin ASPETAR në Doha. Pas operacionit, Neymar do të mungojë prej 3 deri në 4 muaj para rikthimit të tij në stërvitje me skuadrën.”, thuhet në njoftimin e PSG-së.