Përfundon protesta në Zveçan, një numër i vogël i qytetarëve vazhdon të qëndrojë në tenda
Lexohet për: 2 min.
348386550_953047306014146_3224804068839587136_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar për sot protesta në Zveçan. Të punësuarit në komunë, pjesë e protestës, janë nënshkruar në listën e evidencës për përfundimin e orarit të punës dhe janë shpërndarë të qetë.

Një numër i vogël i qytetarëve, prej të cilëve ka edhe nga komuna tjera, ka vazhduar të qëndrojë nëpër tenda, duke u shoqëruar mes vete, dëgjuar muzikë, etj.

Madje, mësohet se ata po qëndrojnë në këto tenda deri në orët e vona të natës, e disa edhe deri në mëngjes, shkruan KosovaPress

Autoblindat e Policisë së Kosovës,  të cilat e kanë ndryshuar lokacionin gjatë ditës së djeshme dhe janë vendosur prapa objektit komunal, nuk kanë lëvizur fare.

Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël dhe pa armë, vazhdojnë të  qëndrojnë para ndërtesës së komunës, ndërsa hekurat e metaltë i ndajnë nga protestuesit.

Situata në komunat veriore është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët./A.Damati/

https://kosovapress.com/admin/serbet-sulmojne-me-gure-nje-veture-te-policise-ne-zvecan/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bborrell-te-depershkallezohet-situata-ne-veri/
https://kosovapress.com/admin/kurti-eshte-koha-te-qetesohet-situata-ne-veri/
https://kosovapress.com/admin/situata-e-qete-ne-leposaviq-objekti-i-komunes-ende-me-tela-gjembore/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025