Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga Shtërpcë-Prevallë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve. Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo protestë ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.

Në orën 11:30 rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë ishte mbyllur për automjete pas organizimit të protestës për rastin e plagosjes së dy të rinjve serbë.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:

Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve

Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.

Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.

Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024