Përfundon pjesa e parë edhe mes Dukagjinit e Prishtinës dhe Gjilanit e Ferizajt
Lexohet për: 1 min.
24-Mbyllet p1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë edhe në dy ndeshjet e tjera të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori”, skuadra e Dukagjinit dhe ajo e Prishtinës po barazojnë me rezultat 1:1, përcjell KosovaPress.

Golin për vendasit e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 42’, kurse për Prishtinën golashënues ishte Endrit Krasniqi, i cili shënon në minutën e 29’.

Me barazim është mbyllur pjesa e parë edhe në ndeshjen mes Gjilanit e Ferizajt, aty ku rezultati tregon shifrat 1:1.

Golin për gjilanasit e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 33’, kurse te mysafirët golashënues ishte Ramush Ramadani me golin e tij në minutën e 44’.

Gjilani 1:1 Ferizaj

Dukagjini 1:1 Prishtina

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025