Përfundon pjesa e parë: Çekia në avantazh të dyfishtë ndaj Kosovës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përfundon pjesa e parë: Çekia në avantazh të dyfishtë ndaj Kosovës
New Project - 2026-05-31T125858.219
31/05/2026 - 16:51
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore në Pragë, ku Çekia ka shkuar në pushim me një epërsi të pastër prej 2-0 ndaj Kosovës. Vendasit u treguan jashtëzakonisht efikasë në gjysmën e parë të lojës, duke ndëshkuar gabimet dhe hapësirat në mbrojtjen e "Dardanëve".

Çekët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 12-të përmes Tomas Ladra-s, i cili shënoi bukur me kokë pas një krosimi të David Doudera-s. Ndonëse Kosova u mundua të reagonte dhe pati raste të mira shënimi me Albion Rrahmanin në minutën e 4-të dhe Veldin Hodzën në minutën e 17-të, portieri çek Lukas Hornicek ishte në lartësinë e detyrës. Në minutën e 32-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Mojmir Chytil (i cili hyri si zëvendësues pas lëndimit të Jan Kuchta-s) asistoi te Adam Hlozek, i cili me një goditje të parë dyfishoi shifrat në 2-0.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Kosova rriti posedimin e topit dhe qarkullimin e lojës, duke krijuar një mundësi të artë në minutën e 44-të me Mërgim Vojvodën, goditja e të cilit shkoi pak mbi portë.

Përkundër përpjekjeve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fishkëllimën e gjyqtarit Michal Ocenas për fundin e 45 minutave të para.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026