Ka përfunduar të shtunën periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit, ndërsa që nga sot ndaj gjithë atyre që përdorin valuta të tjera përpos euros për transaksione me para të gatshme në Kosovë, do të ndërmerren masa.
E shtuna ka qenë dita e fundit e periudhës transitore të Bankës Qendrore për çështjen e dinarit.
Ndërsa, bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.
Pas 12 majit të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë duhet të bëhen me euro.
Zbatimi i rregullores sidomos në veri të vendit vlerësohet se mund të jetë sfidues.
Kryeministri Albin Kurti, i pyetur ditë me parë për përfundimin e fazës transitore ka ritheksuar se Banka Qendrore është ajo që vendos për çështje të tilla, e jo ekzekutivi.