Përfundon ndeshja, meshkujt e "UNIN" shkatërrojnë Universitetin e "Shkodrës"
Lexohet për: 1 min.
hendboll
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e dytë e programit të sotëm në sallën "1 Tetori", e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.

Kjo përballje i takonte konkurrencës së meshkujve, ku Universiteti kroat "UNIN" ka shkatërruar "Shkodrën" në epërsi prej 39 golave, raporton KosovaPress.

Hendbollistët kroat triumfuan me shifrat 54:15 kundër Universitetit "Shkodra", dhe e përfundojnë këtë turne me fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 24:08, kurse në pjesën e dytë semafori tregonte rezultatin 30:07 në favor të kroatëve.

Më i miri i ndeshjes ishte Peter Bazdan me 17 gola të shënuar, kurse më i dalluari te "Shkodra" ishte Ardit Hoxhaj me shtatë gola të realizuar.

Ndeshja ishte e vlefshme për pozitën e shtatë ku tani e zënë hendbollistët kroat, ndërsa shkodranët pozicionohen në vendin e tetë, respektivisht të fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024