Përfundon intervistimi i gruas së Radoiçiqit nga policia
Lexohet për: 1 min.
radoii
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas rreth dy orë intervistim, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq ka dalë nga objekti i policisë në veri të Mitrovicës. Ajo ka dalur në shoqëri me avokatin e saj Miodrag Bërklaq.  Gjithçka është zhvilluar shpejtë, ndërsa për t’i ikur mediave automjeti i tyre me targa KG ka dalë nga pjesa e pasme e objektit, raporton KosovaPress.

Numër i madh i hetuesve nga Prishtina janë parë në objektin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, Ema Radoiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.

https://kosovapress.com/ekskluzive-bashkeshortja-e-millan-radojiciqit-po-intervistohet-ne-polici

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024