Ekskluzive: Bashkëshortja e Millan Radoiçiqit po intervistohet në polici
Lexohet për: 1 min.
445887898_447945354663090_1281530621906921561_n
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ema Radoiçiq, bashkëshortja e Millan Radoiçiqit, ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ajo e shoqëruar nga avokati i saj, është duke u intervistuar në këto çaste nga hetuesit e Departamentit të krimeve të rënda.

Nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit. Kurse, numër i madh i hetuesve nga Prishtina janë parë në objektin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, Ema Radoiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.  /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024