Përfundon gara për Akil Gjakovën në Grand Prix Upper Austria
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar garë për xhudistin tonë, Akil Gjakova në Grand Prix Upper që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti irlandezin, Joshua Green, raporton KosovaPress.

Më pas, në raundin e tretë Akili u përball me xhudistin nga Azerbajxhani, Rashid Mammadaliyev, nga i cili pësoi humbje.

Pas kësaj humbje, Gjakova nuk arriti të kualifikohet në repesazh, dhe kështu e mbyll garën në këtë turne.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024