Përfundon ëndrra e Ligës së Kampionëve për Ballkanin
Lexohet për: 1 min.
20-Ballkani
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Kosovës, Ballkani është eliminuar qysh në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ballkani u eliminua nga skuadra e Andorrës, UE Santa Coloma, e cila siguroi kualifikimin falë penalltive, raporton KosovaPress.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:0, ndërsa në vazhdime UE Santa Coloma kishte epërsinë 2:1, gjë që bëri që ndeshja të shkonte në penallti.

E në fazën e penalltive, më e suksesshme doli të jetë skuadra nga Andorra.

Në penallti UE Santa Coloma e mposhti Ballkanin 6:5. Te kampioni i Kosovës penallti nuk shënuan Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi, kurse te UE Santa Coloma penallti nuk shënoi Virgili.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025