Përfundon e qetë protesta e serbëve në veri, kërkojnë të mos hapet Ura e Ibrit
Lexohet për: 1 min.
perfundimi i protestes
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar e qetë protesta e serbëve lokal në Mitrovicë të Veriut.

Ata kanë bërë thirrje që mos të hapet ura e Ibrit për qarkullim të veturave.

Turmës së protestuesve iu drejtua ish kryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Nikola Kabashiq dhe ish zyrtarë të tjerë, të cilët theksuan nevojën e mos hapjes së urës për qarkullim të veturave.

Për mbarëvajtjen e protestës foli për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se pjesëmarrës në protestë kanë qenë rreth 600 persona dhe se gjithçka ka shkuar qetë dhe pa incidente.

"Jo s'ka pas asnjë incident. Ju ishit këtu prezent dhe ne kishim numër të mjaftueshëm të policëve për mbarëvajtjen e tubimit publik që është lajmëruar më herët. Rreth 600 persona kanë qenë dhe s'ka pas asnjë problem", tha ai./KosovaPress

https://kosovapress.com/protesta-ne-veri-fillojne-te-mblidhen-serbet

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025