Oficeri britanik, Francis Ledwidge, e përfundoi dëshminë para trupit gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë Jakup Krasniqin dhe sipas tij, për të nuk kishte dëgjuar deri kur kishte filluar intervistat.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Dëshmitari i ZPS-së i cili është një oficer i inteligjencës britanike që ka shërbyer gjatë periudhës së luftës në kuadër të misionit të OSBE në Kosovë, u intervistua edhe nga trupi gjykues.
Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020