Përfshihet nga zjarri xhamia e vjetër në Mamushë
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhamia e vjetër në Mamushë është përfshirë nga një zjarr, i cili dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e energjisë elektrike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur të enjten.

“Më datën 7 mars 2024 rreth orës 14:00 në Stacionin Policor Mamushë kemi marrë informatë për një incident zjarri në xhaminë e vjetër në Mamushë. Në vendngjarje ka dalë patrulla dhe hetimet e stacionit, gjithashtu ekipi i forenzikës nga Suhareka dhe inspektorët komunalë të zjarreve nga ekspertët e zjarreve nga ekipi i zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar, për momentin shkaqet nuk dihen, por dyshohet si pasojë e rrymës elektrike”, ka thënë ai.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që rasti ndodhet nën hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024