Mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme sepse përmban pothuajse të gjithë përbërësit që ndërtojnë trupin e njeriut.
Mjalti është një ushqim lehtësisht i tretshëm që rikthen forcën dhe forcon psikikën. Ndihmon në shërimin më të shpejtë të plagëve, sëmundjeve të zorrëve dhe stomakut, si dhe në rritjen e temperaturës së trupit.
Në mjekësinë popullore mjalti është ende sot baza e trajtimit natyral. Por ka edhe shumë përfitime të tjera shëndetësore për të cilat flitet rrallë, shkruan Pinkvilla.
Lehtëson problemet me sinuset
Mjalti gjithashtu qetëson fytin, redukton kollitjen dhe forcon sistemin imunitar.
Një burim natyror i energjisë
Stërvitja juaj në palestër do të përfitojë shumë nga kjo rritje e shpejtë e energjisë, veçanërisht nëse bëhen ushtrime të gjata qëndrueshmërie.
Përmban antioksidues
Një dozë e mjaftueshme ditore është dy deri në tre lugë çaji mjaltë nëse konsumoni edhe fruta dhe perime të mjaftueshme.
Gjumi i shpejtë dhe i thellë
Disa lugë çaji mjaltë në qumësht ose çaj janë përdorur prej kohësh për të nxitur gjumin