Kripa e zezë është një kripë e papërpunuar me origjinë vullkanike e cila, kur përdoret me moderim, mund të rezultojë në një sërë përfitimesh shëndetësore.
Ndër përfitimet e para të kripës së zezë është përbërja e saj minerale, e cila ju lejon të asimiloni lëndë ushqyese të rëndësishme si hekuri, kloruri i kaliumit, kloruri i natriumit dhe squfuri.
Përbërja minerale- Ndër përfitimet e kripës së zezë është përbërja e saj minerale, e cila ju lejon të asimiloni lëndë ushqyese të rëndësishme si hekuri, kloruri i kaliumit, kloruri i natriumit dhe squfuri. Kaliumi, për shembull, kryen funksione të ndryshme si marrja pjesë në tkurrjen e muskujve, kontribuon në rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve dhe mineraleve brenda dhe jashtë qelizave dhe ndihmon për të mbajtur nen kontroll presionin e gjakut. Squfuri, nga ana tjetër, është i rëndësishëm për rritjen e flokëve, është i dobishëm për mirëqenien e lëkurës dhe për t'i dhënë forcë trupit.
Bukuria e lëkurës dhe flokëve- Sa i përket bukurisë së flokëve dhe lëkurës, kripa e zezë do të mund të kontribuoj në shëndetin e të tyre, duke përmirësuar pamjen. Kjo për faktin se kripa e zezë përmban lëndë ushqyese që shpesh janë të pranishme edhe në suplementet e rekomanduara për lëkurën dhe flokët. Në fushën shkencore, në fakt, ka ende shumë debate kontradiktore në lidhje me përdorimin e natriumit.
Një erz cilësore- Kripa e zezë në përgjithësi konsiderohet një erëz cilësore pikërisht sepse do të përmirësonte furnizimin me kripëra minerale, falë të cilave do të jetë e mundur të ndihmoni në uljen e incidencës së shumë sëmundjeve kronike dhe komplekse, duke arritur të ruani homeostazën (d.m.th. mbajtja e mjedisit të brendshëm fizik dhe kimik të qëndrueshëm dhe te pandryshuar)./rtsh.al/