Perez: Barça pagoi për dy dekada arbitrat, sistemi është ende i korruptuar
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Perez: Barça pagoi për dy dekada arbitrat, sistemi është ende i korruptuar
New Project (47)
12/05/2026 - 18:56
Linku u kopjua

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media këtë të martë, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka njoftuar shpalljen e zgjedhjeve të reja në klub, duke shuar spekulimet për një dorëheqje të mundshme.

Përveç zhvillimeve elektorale, Pérez lëshoi akuza të rënda lidhur me rastin "Negreira", duke e cilësuar atë si skandalin më të madh në historinë e futbollit.

Rasti "Negreira" është skandali më i madh korruptiv që ka goditur futbollin spanjoll, ku klubi i Barcelonës akuzohet se i ka paguar mbi 7.3 milionë euro kompanive të José María Enríquez Negreira, i cili në atë kohë ishte zëvendëspresident i Komitetit të Gjyqtarëve në Spanjë (2001-2018).

Ai shprehu irritimin e tij që referët të cilët ishin pjesë e asaj periudhe mbeten ende aktivë në fushë dhe në dhomat e VAR-it.

"Është e pakuptueshme që Barça ka paguar për dy dekada, dhe ata arbitra të jenë ende aktivë në dekadën e tretë; kjo nuk ka asnjë sens," deklaroi kreu i "Mbretërve".

Pérez e mbylli fjalimin e tij duke mbrojtur prestigjin e klubit ndaj zërave për kaos, duke i quajtur sulmet e fundit si gënjeshtra që synojnë të dëmtojnë imazhin e institucionit më prestigjioz në botën e futbollit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026