Përballja me Zvicrën shfaqi dobësitë e Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Basketboll-Kosova
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova ka pësuar nga Zvicra me rezultat 75:43 (14:12, 22:6, 20:20, 19:5) në takimin e zhvilluar në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 në basketboll.

Në fillim zviceranët e nisën ndeshjen më mirë, por Dardanët u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 14:12. Megjithatë, në periudhën e dytë vendasit u shkëputën, duke shkuar në pushim me rezultat 36:18. Në këtë pjesë u lëndua Dominic Artis, i cili nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen.

Në periudhën e tretë, Dardanët ngushtuan shifrat në 47:37, por më pas Zvicra u shkëput dhe ngriti epërsinë, për të triumfuar në fund 75:43.

Mikaile Tmusiq kishte nëntë pikë e katër kërcime te Kosova. Zvicra ka tri fitore në tri ndeshje, ndërsa Kosova një fitore e dy humbje.

Ndeshja e ardhshme do të jetë më 24 nëntor në Dublin përballë Irlandës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024