Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk është konstituar as pas tentativës së tretë shkaku i mungesës së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryesuesi në këtë komision, Rashit Qalaj ka theksuar nevojën e konstituimit të këtij komisioni, raporton KosovaPress.
Edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka akuzuar partinë në pushtet për pengesën që po i bënë për të konstituar këtë komision.
"Ata janë pengesë dhe po shihet se këtu po fshihet, asnjëherë në praktikat parlamentare pas votimit në parlament nuk ka ndodhë që të pengohet konstituimi i komisionit", tha Lekaj.
Sipas saj, me mungesën e pozitës në këtë komision po dëshmohet se nuk janë të interesuar që partia në pushtet t'i qojë keqpërdoruesit në burg.
"Është e papranueshme nga ana e pozitës. Ata kanë kundërshtuar këtë dhe e dinë arsyen, nuk janë të interesuar të qojnë hajnat në burg, në pozitë po bashkëpunojnë me ta. S'kemi tjetër derë përveç të bashkëpunojmë me media", tha Bunjaku-Rexhepi.