Pentagoni tregon numrin e rusëve të vrarë në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rusia ka pësuar nga 70.000 deri në 80.000 viktima, duke përfshirë vdekjet dhe lëndimet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, deklaroi nënsekretari i Pentagonit për Mbrojtjen, Colin Kahl.

Ai gjatë një konferencë për media sot në Pentagon tha se numri i viktimave ruse është "i jashtëzakonshëm" duke pasur parasysh se ata nuk kanë arritur "asnjë" nga objektivat që kishin në fillim të pushtimit të luftës.

Tri javë më parë, drejtori i CIA-s, William Burns, njoftoi se SHBA vlerësoi se Rusia kishte humbur rreth 15.000 njerëz në Ukrainë dhe se rreth 45.000 u plagosën, me të dhëna se Ukraina gjithashtu pësoi humbje të mëdha.

Për katër muajt e fundit të luftës, Rusia është përqendruar në kapjen e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, ku separatistët pro-Moskë kanë kontrolluar disa territore si republika të vetëshpallura për tetë vjet.

Forcat ruse kanë bërë përparime graduale në rajon ndërsa kanë nisur sulme me raketa për të kufizuar lëvizjet e luftëtarëve ukrainas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024