Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka folur për rastin e dhunimit të 11 vjeçares për cka ka thënë se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë. Aktivistë të shoqërisë civile kanë reaguar duke i ndërprerë fjalën me fishkëllima dhe duke i thënë se ai nuk ka të drejtë të flas në këtë mënryë por duhet vetëm të kërkojë falje dhe të shkarojë gjyqtarqët të cilët kanë dështuar t’i mbrojnë gratë.
Zogaj: Ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që ndodhet sot në gjykatë
Ka diçka që duhet me thënë në mënyrë publike dhe me kuptu qytetarët, ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që ndodhet sot në gjykatë, pesë për rastin e parë dhe gjashtë në rastin e dytë, është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka pasur disa vepra në gjykatë, ka edhe vendime që janë bërë publike, sipas komunikatës së gjyaktës themelore në Prishtinë. Në njërin prej vendimeve ka një dënim burgu, dhe kush mban përgjegjëisnë për mugnesën e rehabilitimit të këtij prosoni, është Këshilli Gjyqësor ose sistemi gjyqësor për qendrën korrektuese”, ka thënë ai.
Ndrësa Liridona Sijarina aktiviste ka thënë se cka ju kërkohet minimalisht si akt moral i juaji, është me kërku falje për krejt rastet që ju kanë parashkr
Kush mban pëgjegjësnë që u janë parashkru rastet e dhunës seksuale në shumicën e rasteve. Nuk kemi kohë me ju dëgju juve për shkak se ju keni dështuar në shumicën e rasteve të dhunës seksuale dhe ju nuk keni të drejtë me folë për këtë. Ju cka ju kërkohet minimalisht si akt moral i juaji, me kërku falje për krejt rastet që ju kanë parashkru. Ju nuk keni të drejtë me folë për rastet e dhunës seksuale pa këkruar falje dhe pa lyp pëergjegjësit dhe pa i shkakru krejt gjyqtarët që ju kanë parashkruar rastet. Kjo është e pa tolerueshme dhe ofendim për krejt neve, për rrogat që ju i merrni ,ju dilni dhe na tallni këtu, kjo është e patoleruehsme, ju vetëm kërkoni falje dhe asgjë më tepër, i shkarkoni gjyqtarqët që kanë dështuar me i mbrotur gratë dhe asgjë më shumë ”, ka thënë ajo.
Organizatorë të protestës kundër dhunës ndaj grave kanë ndërprerë këtë konferencë duke fishkëllyer.