Pendarovski: Dalja nga kriza globale për Ballkanin Perëndimor është integrimi i shpejtë në BE
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zgjidhja për krizën sistematike që ende zien në rajonin e Ballkanit Perëndimor është të ketë prani më të madhe evropiane në rajon, pasi ndonjëherë gjërat duken sikur jemi harruar nga BE-ja, deklaroi presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski në fjalimin para panelit që diskutoi për zgjidhjet për tejkalimin e krizave, të mbajtur në kuadër të edicionit të pestë të Forumit të Paqes në Paris.

”Është e kuptueshme që në muajt e fundit të gjithë po flasin për situatën e sigurisë në Ukrainë për shkak të agresionit rus atje, por tema e sigurisë është mjaft e njohur edhe për Ballkanin Perëndimor duke pasur parasysh historinë e tij”, shtoi ai.

”Kemi sfida të përbashkëta, trendet demografike nuk janë të favorshme dhe për këtë është e nevojshme të investohet më shumë për të rinjtë, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për sukses në vendin e tyre”, theksoi ai.

Lidhur me bashkësinë politike evropiane, Pendarovski përsëriti qëndrimin se ai duhet të jetë një instrument që do të na ndihmojë në procesin e aderimit në BE dhe jo vetëm një klub debati apo zëvendësues i anëtarësimit në Union, sepse tashmë jemi duke u përballur me tendenca në rritje të euroskepticizmit dhe me një rënie prej mbi 20 për qind të mbështetjes për anëtarësimin në BE. /MIA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024