Pejë, qytetarja e gjen kuletën me kaq para dhe e dorëzon në Polici
Lexohet për: 1 min.
Qytetari nga Podujeva dorëzon paratë e gjetura në polici
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një qytetarë nga Peja ka gjetur sot një kuletë në të cilën ndodheshin të holla dhe dokumente persona.

Policia, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kuleta është gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Pejë.

Sipas policisë qytetarja me inicialet F.H. e ka dorëzuar kuletën e gjetur në stacionin Policor të Pejës.

Njoftimi i plotë:

Qytetarja dorëzon kuletën e gjetur, mjetet dhe dokumentet kthehen tek pronari

Pejë, 21 gusht 2024

Më datë 21.08.2024, në Stacionin Policor të Pejës, një qytetare me inicialet F.H. dorëzoi një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën "Zahir Pajaziti" në Pejë. Brenda kuletës ndodheshin të holla dhe dokumente personale:

Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro

Pesëqind (500) franga zvicerane

Dokumente personale

Të gjitha sendet e lartcekura i janë kthyer pronarit të tyre.

Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e saj shembullor dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që ka treguar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024