Peja fiton me spektakël ndaj Ponte Prizrenin
Peja ka shënuar fitoren e parë me trajnerin e ri, duke mundur Ponte Prizrenin me rezultat 115:79 (30:17, 23:25, 27:19, 35:18), në javën e 23-të të Prince Caffe Superligës.
Kjo ishte ndeshja për trajnerin izraelit te verdhezinjtë, Rami Hadar.
Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 8:2 dhe vazhdimisht ishin në epërsi në çerekun e parë, që e fituan bindshëm këtë pjesë 30:17. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por sidoqoftë lojën e kontrolluan vendasit, që nuk lejuan epërsinë të shkrihej ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 53:42.
Pejanët shkëlqyen në pjesën e dytë, duke qenë bindshëm më të mirë se prizrenasit që assesi nuk gjetën lojën e tyre. Mbrojtja dhe sulmi funksionoi te vendasit që triumfuan në fund 115:79.
Te Peja u dalluan Jalen Tate me 29 pikë, David Joseph me 27 pikë dhe Brad Ëaldoë me tetë pikë e 20 kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Adam Grant me 23 pikë e dhjetë kërcime.
Peja ka 16 fitore e shtatë humbje, ndërsa e kundërta është me Ponte Prizrenin, që ka shtatë fitore e 16 humbje.