Ka përfunduar derbi i Superligës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku kjo e fundit e ka fituar ndeshjen të njohur ndryshe si “El Clasico” e Kosovës.
KB Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën me shifrat 95:80 (19:25, 26:27, 20:19, 30:9), raporton KosovaPress.
Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë, sidomos ishin të saktë për tri pikë dhe kjo ndihmoi të rritin epërsinë, që shkoi në 11 pikë, 45:34, por më pas pejanët me një seri prej 0:7, afruan rezultatin në 47:43, sidoqoftë, Prishtina sërish në fund ishte më e mirë dhe shkoi në pushim me rezultat 52:45.
Lojë interesante u zhvillua në çerekun e tretë, me mysafirët që disa herë afruan shifrat minimalisht, por sërish në fund, gjashtë pikë radhazi nga vendasit bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 71:65.
Basketbollistët më të mirë te Peja ishin Justin Davis me 17 pikë e 18 kërcime, Jacob Calloway me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 13 pikë e shtatë asistime.
Në anën tjetër, më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Dardan Berisha me 17 pikë, Steven Davis me 14 pikë dhe Shaheed Davis me 14 pikë e nëntë kërcime.
Rezultati final i ndeshjes, 95:80 në favor të Pejës.