Peja bëhet me bustin e Rugovës, Abdixhiku: Kosova dhe emri i tij janë një
Lexohet për: 1 min.
421560731_288502844250147_9058509263313633405_n
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 16- vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, Komuna e Pejës ka zbuluar bustin e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova. Të pranishëm ishin familjarë si dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga i pari i partisë, Lumir Abdixhiku, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e krytari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Rugova është figura më e madhe politike, prandaj identifikimi me të paraqet vlerë të madhe.

Ndërsa djali i ish- presidentit, Uka, i emocionuar, shtoi që të vazhdojë Zoti të bekojë shpirtin e Rugovës dhe Republikës së Kosovës.

Busti i Ibrahim Rugovës është skulpturuar nga Gëzim Muriqi./A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024