PEDAKOS – Kopshtet dhe Instituti Pedagogjik në vizitë në Reggio Emilia
Tjera
Lexohet për: 3 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pas një pritjeje dyvjeçare për shkak të pengesave të paraqitura nga pandemia, këtë javë një delegacion përfaqësues nga sistemi edukimit të fëmijërisë së hershme të Kosovës vizitoi qytetin e Reggio Emilia për të hetuar qasjen dhe sistemin e tij specifik në edukimin parashkollor.

Vizita studimore (2/9 prill) është pjesë e kursit të trajnimit për personelin parashkollor të 15 kopshteve pilote të projektit dhe 3 institucioneve partnere kosovare të zbatuara nga Volontari nel Mondo RTM në kuader të projektit PEDAKOS, që ka filluar në fund të vitit 2019.

Në vizitë morën pjesë drejtoreshat dhe edukatoret e 7 kopshteve në Kosovë si dhe drejtori dhe një hulumtuese e Institutit Pedagogjik të Kosovës. Kjo vizitë e Prillit do të pasohet nga dy misione tjera që përfaqësojnë 8 kopshte të tjera dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës.

Një delegacion nga Fakulteti Edukimit i Universitetit Prishtinës ishte në vizitë në qytetin e Reggio Emilias- gjatë muajit Tetor të vitit të kaluar.  

Vizitat studimore përfaqësojnë përgjigjen kryesore të ofruar nga PEDAKOS-i ndaj kërkesës se kopshteve dhe institucioneve kosovare për ta hapur sistemin e edukimit parashkollor të Kosoves per qasje të reja edukative. Misionet studimore janë të rëndësishme për të siguruar që partnerët dhe pjesëmarrësit në projekt të kuptojnë Qasjen dhe sistemin e Reggio Emilia-s për menaxhimin e shërbimeve të integruara edukative 0-6, duke vëzhguar dhe thelluar nga afër parimet, përmbajtjet dhe vlerat që qëndrojnë në themel të projektit edukativ të grupmoshes 0-6 sipas qasjes Reggio Emilia. Gjithashtu, vizita studimore ofroi një mundësi për nxitje dhe reflektim mbi aspekte të ndryshme të përvojës së Reggio-s dhe për ta ndërlidh këtë përvojë me kontekstin kosovar.

Programi i vizitës se grupit që u përgatit dhe implementua me partnerët e projektit, gjegjësisht me Reggio Children dhe Fondacionin Reggio Children, agjendë e pasuruar me një përzierje teorish dhe analizash, momente kushtuar takimeve me kopshtet e ?qytetit të Reggio-s dhe momente seminaresh, synonte përjetimin e praktikave të Qasjes së Reggio Emilia-s nga ana e grupit. Në veçanti, u studiuan aspektet e sistemit 0-6 në Itali dhe Reggio Emilia, temat e "pjesëmarrjes së familjeve dhe komunitetit" dhe shkëmbimet pedagogjike mes kopshteve; Grupi studimor i Kosoves pati rastin të vizitoj Qendrën Ndërkombëtare Loris Malaguzzi dhe atelierit/ekpozitat, dy kopshte të fëmijëve, dhe REMIDA-Qendra Reciklimit Kreativ; Në PAUSE-Atelier dei Sapori grupi ka realizuar atelie të kuzhinës.

Ghjithashtu programi ofroi edhe momente reflektimi dhe planifikimi operativ në kuadër të procesit të promovuar nga projekti. 

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

https://kosovapress.com/admin/pedakos-eshte-inaguruar-atelie-ne-kopshtin-albiona-asllani-ne-shtime/
https://kosovapress.com/admin/pedakos-ne-mes-trajnimit-dhe-eksperimentimit/
https://kosovapress.com/admin/pedakos-material-bibliografik-per-trajnim-ne-edukimin-e-femijerise-se-hershme/
https://kosovapress.com/admin/pedakos-inaugurimi-i-hapesirave-te-reja-ne-gjakove-dhe-peje/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024