Në muajt e fundit, institucionet parashkollore të përfshira në projektin PEDAKOS kanë filluar të realizojnë iniciativa të reja për përfshirjen e prindërve në aktivitetet pedagogjike.
Aktivitetet e organizuara ishin të fokusuara në fusha të ndryshme: ushqimi, për shembull, ishte një temë qendrore, që për qëllim kishte rritjen e ndërgjegjësimit të familjeve për praktikat e mira ushqimore, ashtu edhe për të krijuar momente intimiteti mes prindërve dhe fëmijëve.Fokusi tjetër ishte i fushës së ekologjisë: Në disa raste, ekspertët vendas mbajtën aktivitete mbi florën dhe faunën e zonës, dhe kishte ditë kur prindërit dhe fëmijët mundën të mbillnin pemë dhe lule të reja në oborrin e shkollës.
Të tjera nisma janë përqendruar në fushën e artit. Për shembull, fëmijët dhe prindërit mund të portretizonin njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar hijet e profileve të tyre të projektuara në fletët e bardha. Kjo përvojë krijoi një lidhje të veçantë midis fëmijëve dhe prindërve: I shtyu ata të shikonin njëri-tjetrin nga një këndvështrim tjetër dhe më ndryshe.
Eksperimentimi i formave të reja të pjesëmarrjes së prindërve erdhi pas trajnimeve të realizuara përmes projektit PEDAKOS, ku shkollat ??u trajnuan mbi parimet e qasjes së Reggio Emilia, që ka të bëjë me përfshirjen e familjeve dhe zhvillimin e një aleance arsimore me prindërit.
Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS – Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovës, financuar nga Qeveria italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim – AICS, dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasadës italianë në Prishtinë.