PEDAKOS: Inaugurohen hapësirat e reja në kopshtet e komunës Gjilanit “Integj” dhe “Kosovski božur”
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të hapësirave të reja edukative të kopshteve të Komunës Gjilanit "Integj” dhe “Kosovski božur”.

Që të dyja kopshtet e komunës Gjilanit përmes drejtoreshave të kopshteve, Daniela Markoviq „Kosovski Božur“ dhe Drita Rexhepi “Integj“, kanë mirëpritur këto aktivitete të realizuara në kuadër Projektit PEDAKOS, të cilat gjatë ceremonive të inaugurimit shprehën mirënjohjen e tyre për rikualifikimin e hapësirave të kopshteve, furnizim të inventarit të posaçëm dhe materialeve shoqëruese adekuate dhe të përshtatshme për hapësira të atelieve për grup-moshat e fëmijëve parashkollor.

Gjithashtu gjatë fjalimeve të tyre shprehën falënderimet e tyre për organizatën implementuese dhe stafin e saj në emër të prindërve dhe bashkëpunëtorëve të tyre për donacionin duke e vërë në pah si një përvojë e re dhe e rëndësishme për edukatorët dhe punën me fëmijë në kopshte.

Hapësirat e reja të kopshteve “Integj“ dhe “Kosovski Božur” falë projektit PEDAKOS janë pajisur me pajisje të ndryshme digjitale, inventare të posaçme dhe mjete tjera për të filluar vënien në praktikë të aktiviteteve të ndryshme të inspiruar nga Reggio Emilia Approach pas trajnimit dyvjeçar të drejtoreshave dhe edukatoreve në Kosovë dhe në Itali.

Në ceremonitë e përurimit ishin pjesëmarrës stafi i Volontari nel Mondo RTM, drejtoritë e dy kopshteve dhe personeli i tyre, fëmijët dhe prindërit.

Ceremonitë u përmbyllen me një koktej rasti dhe me shoqërimin së bashku si një familje.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS - Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim - AICS, dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasadës italiane në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024