Peci: Rendimentet e grurit mund të mbulojnë rreth 70 për qind të tregut
Lexohet për: 2 min.
gruri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se niveli i rendimenteve të grurit për këtë vit është rreth 4 ton për hektar, nga 66 mijë sosh sa kanë qenë të mbjella.  Ai shtoi se nëse kalkulojnë me numrin e popullsisë ky nivel i grurit mund të mbulojë rreth 70 për qind të tregut vendor.

Peci, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë tha se s’ka vend për shqetësim sa i përket furnizimit me grurë, pasi edhe ka stabilizim të tregjeve ndërkombëtare.

“Ajo çka mund të themi është se nuk ka vend për shqetësim, tashmë kur kemi edhe një stabilizim të tregjeve ndërkombëtare”, theksoi ai.

Në anën tjetër, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është pikë strategjike e tyre.

Ajo tha se nuk është përfaqësuese e Bashkimit Evropian për të ditur se kur mund të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por nënvizoi se Kosova i ka ndërmarrë të gjitha hapat që burojnë nga marrëveshja e Bratisllavës për shtensionimin e situatës në veri dhe se tashmë po presin përgjigje nga BE-ja.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/kosova-as-sivjet-nuk-pritet-te-siguroje-buken-e-motmotit/
https://kosovapress.com/admin/peci-rendimentet-e-dritherave-sivjet-jane-pozitive/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025