Peci-Krauze diskutojnë rreth bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci u takua sot me homologun e tij nga Letonia, Armands Krauze me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm në sektorin e pylltarisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Peci theksoi se me Letoninë ndajmë vlera të përbashkëta për sa i përket bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori.

“Me ministrin Krauze u dakorduam që shumë shpejt ta zyrtarizojmë bashkëpunimin mes vendeve tona përmes një marrëveshjeje të mirëkuptimit në mënyrë që përmes projekteve të përbashkëta, të kemi qasje në fondet mbështetëse evropiane e ndërkombëtare”, tha ministri Peci, i cili njëkohësisht ftoi Krauze për vizitë në Kosovë, në mënyrë që të ketë një pasqyrim më të mirë të potencialit agro-ekonomik të vendit tonë.

Tutje, ministri Peci shtoi se Kosova dhe vendet e Baltikut ndajnë edhe rrezikun e përbashkët të fqinjëve agresorë përpos vlerave të përbashkëta njerëzore, andaj edhe nevoja për bashkëpunim ndërshtetëror është më e shprehur dhe duhet të intensifikohet, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024