Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në të mirat materiale janë duke bërë vlerësimet në teren pas vërshimeve me të cilat u përballën disa komuna.
Ai ka thënë se ministria që ai drejton ka paraparë një kompensim për dëmet në sektori ne bujqësisë në vlerë prej 3 milion euro dhe këtë do ta procedojë nesër për miratim në qeveri.
“Në fazën në të cilën jemi aktualisht komiteti qendror i këtij mekanizmi është duke bërë vlerësimet dhe është duke marrë të dhënat nga tereni dhe nga komunat, ndërsa nëse flasim specifikisht për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ne kemi të paraparë një kompensim për dëmet në sektorin e bujqësisë në të i cilin vlera monetare përkrahjes është 3 milionë euro, dhe ne si ministri nesër do ta procedojmë për në qeveri për mbledhjen e radhës”, ka thënë Peci.