PDK: Qeveria ia humbi vendit 21 milionë euro, të barabarta me 42 mijë paga mesatare
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se vendimi i qeverisë për t’i paguar dëmshpërblim 21 milionë euro kompanisë amerikane “Contour Global” ka qenë i qëllimshëm, kështu duke i bërë dëm buxhetit dhe ekonomisë së vendit.

Për këtë vlerë u tha se është e barabartë me 42 mijë paga mesatare në Kosovë apo 210 mijë pensione, për çka e vlerësuan si humbje të madhe për qytetarët e vendit.

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, në një konferencë për media tha se qeveria aktuale ka dështuar në menaxhimin për krijimin e kapaciteteve të reja energjetike, duke mos nisur asnjë projekt të ri.

Dështim të kësaj qeverie, Nikaj përmendi edhe anulimin e projektit për gazin natyral.

Ndërkaq, ai shtoi se si rezultat i të gjitha këtyre dështimeve, janë qytetarët ata që paguajnë çmimet e larta të faturave të energjisë elektrike.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci tha se dëmshpërblimi prej 21 milionë eurove ndaj kompanisë amerikane do të dëmtojë buxhetin dhe ekonominë e Kosovës.

Si rezultat i mospunës dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë aktuale, Stavileci tha se qytetarët duhet te paguajnë 150 milionë euro më shumë për energji elektrike, pa u shtuar asnjë megavat në sistem sipas tij.  

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Stavileci tha se dështimet e kësaj qeverie bien në kurriz të qytetarëve, derisa shtoi se ekonomia e vendit tonë ka nevojë për energji të sigurt  dhe çmime të përballueshme.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që t'i paguaj mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar.

https://kosovapress.com/kurti-e-murati-fajesojne-haradinajn-per-humbjen-e-21-milioneve-me-contour-global

https://kosovapress.com/qeveria-ndan-21-milione-euro-demshperblim-kompanise-amerikane-contour-global

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024