PDK pranon ftesën e Kurtit, Abdullahu: Zgjedhjet e reja, rrugëdalja e vetme
Lexohet për: 1 min.
FatonAbdullahu
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për  takim, por ka paralajmëruar se pjesëmarrja e kryetarit Memli Krasniqi do të jetë në funksion të diskutimit mbi mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja. Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu ka konfirmuar për KosovaPress se kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi do të jetë pjesë e takimit me kryeministrin Kurti ditën e hënë, të cilin dy partitë tjera opozitare AAK dhe LDK e kanë refuzuar sot gjatë ditës.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent - Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, ka thënë Abdullahu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025