PDK: Plani i Ramës për lagjen “Kalabria” degradon jetën e qytetarëve, favorizon kompanitë e ndërtimit
Lexohet për: 2 min.
PDK
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës, ka konstatuar se plani i ri i propozuar nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për lagjen “Kalabria” synim ka tjetërsimin e pronës publike dhe ndërtimet e larta, përmes të cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve të kësaj lagjeje.

Plani i mëhershëm për këtë lagje është anuluar me kërkesë të Ramës, me arsyetimin se plani në fuqi nuk i adreson nevojat dhe kërkesat e lagjes, dhe se plani i ri do të sjellë një plan ende më të mirë.

Kryetari i asamblistëve të PDK-së Leutrim Ratkoceri, ka thënë se Rama po tregon se është shndërruar në zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarë, por si tokë për ndërtim.

Sipas tij, ky plan degradon jetën e qytetarëve në “Kalabri” dhe i favorizon vetëm kompanitë e ndërtimit.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shtuar se Rama në emër të banorëve ka shfrytëzuar këtë moment qe të gjitha pronat publike t’i kthejë në zona për shërbime të përziera, në interes të ndërtuesve dhe grupeve të vogla të interesit.

Deputetja e PDK-së, Hoxha ka ftuar të gjithë asamblistët të Kuvendit Komunal, jo vetëm të PDK-së, të ndikojnë në përmirësimin e këtij plani për qytetarët dhe interesin publik. /A. Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024