PDK për rezultatet e PISA-s: Ministrja Nagavci të jap dorëheqje
Lexohet për: 2 min.
pdll
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike të Kosovës deklaron se PISA është pasqyra e vërtetë e qeverisjes së Albin Kurtit. Pas rezultateve të testit PISA, ku Kosova sërish doli me rezultate të dobëta, kjo parti opozitare kritikoi pushtetin aktual duke thënë se analfabetizmi qeveritar nuk arriti të reformojë sistemin arsimor në vendin tonë. Në konferencë për media u tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duhet të jap dorëheqje.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se Qeveria Kurti dje ka rënë nga provimi dhe se reformat e përmendura në arsim nuk janë realizuar.

Në konferencë për media, Hoxha shtoi se pas rezultateve të PISA-s në vitin 2018, kryeministri Albin Kurti kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Tutje, Hoxha tha se pushteti aktual kishte premtuar se do të angazhohen për arsim cilësor përmes stabilizimit të gjendjes në shkolla pas pandemisë COVID-19.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së PDK-së, Muzafer Shala tha se ministrja Arbërie Nagavci duhet të jap dorëheqje.

Ai tha se duhet të mbështeten edhe nxënësit me arritje të ulëta dhe të ketë ndërhyrje të synuara.

Në mesin e rekomandimeve të PDK-së për arsimin, Shala tha se propozojnë edhe përmirësimi i disiplinës dhe mjedisit mësimor dhe rritja e përfshirjes së prindërve. Tutje, përmendi edhe investimet në digjitalizimin në sistemin arsimor. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025