Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, përmes një konference për media, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e poashtu i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që menjëherë ta ftojë atë në intervistim për të sqaruar deklaratat e saj të fundit në lidhje me arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës.
Gruda ka thënë se shërbimi Korrektues i Kosovës, si një agjenci ekzekutive e sigurisë që operon nën Ministrinë e Drejtësisë, është përgjegjës për këto raste.
Gruda, duke ia numëruar me radhë të gjitha dështimet e Ministres Haxhiu, ka kërkuar menjëherë dorëheqjen e saj nga kjo pozitë.
Gruda tha se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri në fushën e drejtësisë që do t'u garantojë sigurinë qytetarëve, respektimin e ligjit dhe kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.