PDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor për kontratat njëburimore
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve për themelimin e komisionit hetimor lidhur me kontratat njëburimore.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se pushteti ka keqpërdorur 150 milion euro përmes këtyre kontratave.

“Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Sipas tij shumica parlamentare e ka mundësinë që të votojë këtë komision e të dëshmojë vullnetin për t'u bashkuar në kërkesën për llogaridhënie që sipas tij duhet ta ushtrojë Kuvendi.

“Në të kundërtën, çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t'u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën e cila herët ose vonë do të triumfojë. Hetimi do të ndodhë patjetër”, ka përfunduar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024