PDK i kërkon ZRrE-së që ta zbatojë vendimin e Gjykatës për tarifat e reja
Lexohet për: 1 min.
abelardiiii
2 vite më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për zbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha se në rast se nuk respektohet pezullimi i vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike do të bëjnë padi penale për bordin e ZRrE-së.

"I bëjmë thirrje zyrës së kryeministrit që të mos insistojnë në rritjen e energjisë elektrike, kjo po e bën të papërballueshme jetën në vendin tonë. Ky vendim i Gjykatës Themelore për pezullim të vendimit është vendim në interes të qytetarëve të Kosovës", ka thënë ai.

Ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR04VQWUOKABzLT2i9hyw08WN-jnUIVZm_Yfp03zEy6uq5Ex3VvcEDcOrK8&v=KZXoK0nmE7s&feature=youtu.be
https://kosovapress.com/admin/gjykata-pezullon-vendimin-e-zrre-se-per-tarifat-e-reja-te-energjise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025