PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë në KQZ
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë në KQZ
Partia Demokratike e Kosovës mirëpret aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin KO81/26, me të cilin është deklaruar e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare.
“Ky vendim konfirmon qartësinë e rendit kushtetues dhe përcakton rolin e institucioneve në procesin e emërimeve në institucionet e pavarura.
Pas këtij aktvendimi, PDK i kërkon Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, emërimin e menjëhershëm të anëtarit të saj të dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe praktikën e deritashme institucionale.
Vonesat e mëtejshme në këtë proces janë të pajustifikueshme dhe cenojnë funksionimin e rregullt të institucioneve zgjedhore. Respektimi i Kushtetutës dhe garantimi i përfaqësimit të drejtë politik në KQZ janë obligime për të gjitha institucionet përgjegjëse.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe funksionimin efektiv të institucioneve të vendit”, thuhet në reagimin e PDK-së.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.