PDK e LDK nuk votojnë marrëveshjen ndërkombëtare për reformën e sistemit të ndihmës sociale
Lexohet për: 1 min.
280203555_962167334465975_49676854533136971_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka dështuar sërish të miratohet në Kuvend marrëveshja ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për  projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë.

Deputetët e PDK-së dhe LDK-së votuan kundër, ndërsa vetëm 63 deputetë ishin pro.

Paraprakisht, në emër të Qeverisë, ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku duke prezantuar këtë marrëveshje, tha se e njëjta ka vlerën 47 milionë euro dhe është e rëndësisë së veçantë.

“Ky projekt veçse është diskutuar një herë, megjithatë me kundërshtimet e opozitës për herë të parë në vendin tonë një marrëveshje ndërkombëtare nuk është ratifikuar në Kuvend. Duke konsideruar rëndësinë e veçantë të kësaj marrëveshje për reformimin e skemës sociale në Kosovë, sot sërish po e procedojmë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, tha ai.

E njëjta marrëveshje edhe muaj më parë kishte dështuar të miratohet në Kuvend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024