PCi ndan çmimet për storiet më të mira për bashkëjetesën multietnike
Lexohet për: 4 min.
PCI - dit e nat (4 of 12)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Peaceful Change initiative – PCi ka ndarë sot çmime për publikimin e storieve për bashkëjetesën multietnike në Kosovë me qëllim të që ofrohet një perspektivë ndryshe për realitetet e përditshme të jetës në Kosovë. Ian Bancroft nga iniciativa e ndryshimit, tha se fokusi i tyre i punës për iniciativa paqësore të ndryshimit në sferën mediatike është i thjeshtë për t’u përçuar, por vështirë për t’u arritur.

Peaceful Change initiative – PCi ndau çmimet që vlerësojnë punën e gazetarëve që kanë kontribuar në publikimin e storieve për bashkëjetesën multietnike në Kosovë.

Me artikullin “Të pastrehët e pandemisë”, gazetari i Kohës, Fitim Gashi, ka marrë çmimin e parë që “Peaceful Change initiative (PCi)”, çmimin e dytë në kategorinë e shkrimit ka fituar gazetarja Serbeze Haxhiaj. Ndërsa në kategorinë audio-vizuele, çmimi i parë shkoi për storien “Heshtja që vrau” e Ardiana Thaçit të “Klan Kosovës”.

Bancroft theksoi se janë të përkushtuar që të eksplorojnë mënyra për të luftuar narrativat përçarëse dhe promovimin e përmbajtjes që thekson angazhimin dhe bashkëpuinimin ndërmjet komuniteteve.

“Tani, fokusi i punës së iniciativave paqësore të ndryshimit në sferën mediatike është mjaft i thjeshtë për t'u përçuar, por i vështirë për t'u arritur, domethënë, ne jemi të përkushtuar të eksplorojmë mënyra për të luftuar narrativat përçarëse dhe promovimin e përmbajtjes që thekson angazhimin dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve. Ideja për një skemë çmimesh, për të festuar historitë për bashkëjetesën multietnike nuk vjen nga ne, por nga profesionistë të mediave, shumë prej të cilëve janë me ne këtu këtë mëngjes. Për një seri të asaj që ne e quajmë, dialog konsultimi me median, iniciativa për ndryshim paqësor ka mbledhur gazetarët redaktorë dhe të tjerë për të eksploruar disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen mediat në Serbi dhe Kosovë. Një temë e vazhdueshme që lindi me nevojën për të promovuar më shumë histori pozitive rreth realiteteve të ekzistencës së përditshme midis komuniteteve të ndryshme, për të mos bërë që shembuj të tillë të duken si përjashtim nga rregulli i supozuar, por për të sfiduar narrativat e njerëzve se nuk duan dhe nuk mund të jetojnë së bashku”, tha ai.

Gashi u shpreh se arritja e paqes nuk është e mundur pa eliminimin e pabarazive shoqërore të cilat ekzistojnë e ku ballafaqohen me probleme ekzistenciale.

“Arritja e paqes nuk është e mundur pa eliminimin e pabarazive shoqërore të cilat ekzistojnë e ku ballafaqohen  me probleme ekzistenciale ku është mungesa e strehimit, kushtet e renda socio ekonomike si dhe pamundësia për shkollim cilësor, prandaj ky shkrim është një motivim shtesë për mua”, tha ai.

Çmimin për kronikën më të mirë audio vizuele ka marrë dokumentari “Heshtja që vrau” nga Ardiana Thaçi. Ajo u shpreh se në storien e trajtuar kanë dështuar të gjitha hallkat e shtetit.

“Është e vërtetë kur kam nis me punu në këtë punim nuk e kam ditë që gjendja faktike në teren ka qenë e tillë. Unë si një nënë jam prek shumë për faktin që shteti ka dështuar ta mbrojë një fëmijë dhe ka dështuar t’i jep ndihmë nënës që e ka ngrit zërin vazhdimisht dhe ka tregu që fëmija i saj po abuzohet. Do t të thotë kanë dështuar të gjitha hallkat e shtetit”, u shpreh Thaçi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024