Pavarësisht çmimit të lartë të karburantit, por dhe trafikut të rënduar në qytetet e mëdha, shqiptarët nuk heqin dorë nga përdorimi i automjetet.
Këtë e tregon dhe raporti i fundit i INSTAT-it. Në 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 39 mijë automjete të reja dhe të përdoruara në Shqipëri. Kjo shifër shumë e lartë kontribuon në rëndimin e trafikut, por edhe në ndotjen e ajrit.
Ndërkohë nuk po ndodh e njëjta gjë më shtimin e rrugëve apo zgjerimin e tyre, të paktën jo me ritmin sa po shtohen automjetet.
INSTAT-i raporton se sot në Shqipëri gjatësia e rrjetit rrugor është 3.606 km e klasifikuar sipas kategorive autostradë, rrugë interurbane apo urbane dhe rrugë lokale.
Ndërkohë INSTAT-i raporton se qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore në qarkullim janë Gjirokastra me 2,2% dhe Kukësi me 2,3%.