Pasiguria në Ballkan ka dy burime kryesore, Konjufca takon emisarin slloven Frangesh
Lexohet për: 1 min.
2024_07_04_Kryetari Konjufca priti në takim të dërguarin slloven, Anžej Frangeš (1)
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anzhej Frangesh, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht në kontekst të sigurisë dhe nevojës për stabilitet. 

Kryekuvendari Konjufca shprehu vlerësimin e tij se sot pasiguria në rajon ka dy burime kryesore, agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj, përkatësisht ambicien për zgjerim territorial. 

U diskutua po ashtu për dialogun Kosovë-Serbi, përkatësisht nevojën që BE-ja të bëjë më shumë që Serbia t'i rikthehet Marrëveshjes së Brukselit si korniza bazë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. 

Frangesh shprehu qëndrimin e tij se Sllovenia, por edhe BE-ja duhet të njohin më shumë perspektivën se si palët, përkatësisht ajo e Kosovës, i shohin gjërat në mënyrë që kjo të reflektojë në qasjen më adekuate të faktorit ndërkombëtar kundrejt zhvillimeve në raportet Kosovë-Serbi, por edhe zhvillimeve politike në përgjithësi në rajon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024