Pas tri ditësh plot hare, përfundon festivali më i madh i birrës në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
450593869_456093554013841_3309234429621298093_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mijëra qytetarë kanë qenë pjesë e edicionit të 14-të të festivalit më të madh të birrës Beerfest Kosova 2024.

Risitë në këtë edicion ishte pjesëmarrja e 16-17 vjeçarëve me bileta të veçanta, të cilëve nuk u lejohen pijet alkoolike. Gjithashtu ka pasur edhe lojëra dhe argëtime të ndryshme për të gjithë të pranishmit si BeerPong.

Në natën e fundit, natën më të pëlqyer nga publiku, do të performojnë këngëtarët e famshëm si Buta dhe grupi HELLBANIANZ.

Pjesë e këtij edicioni ishin edhe Blerando, Geasy, Ardi Gashi, Mirdon Pacolli, Sabri Fejzullahu, Yll Limani dhe shumë të tjerë.

Risitë për edicionin e 15-të janë ndryshimi i lokacionit, me një hapësirë më të madhe dhe me një line up ende më të veçantë.

Beerfest Kosova, i cili nisi më 2011, çdo vit përfaqëson koleksionin më të madh të birrave të shijuara ndonjëherë në publik dhe çdo vit vazhdon të rritet. Festivali bashkon të gjithë njerëzit që shijojnë muzikën e mirë, birrat më të mira dhe ushqimin e mrekullueshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024