Pas Torres, Xavi e dëshiron edhe yllin e Manchester United
Lexohet për: 1 min.
18-Barcelona
3 vite më parë
Linku u kopjua

Gjigandi katalunas Barcelona po synon që të transferojë yllin e Manchester United Bruno Fernandes, raporton “El Nacional”.

Raportohet se mesfushori 27 vjeçar është i pakënaqur në “Old Trafford” pas një gjysmë-sezoni 2021/22 të zhgënjyer me paraqitje të dobëta, përcjell KosovaPress.

Barça është duke e monitoruar nga afër situatën e Fernandes dhe pritet që të bëjë një ofertë gjatë kësaj vere për yllin portugez.

Që prej largimit nga skuadra portugeze Sporting, Bruno Fernandes ka arritur të bëjë 104 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United, duke regjistruar 45 gola dhe 34 asistime mbi emrin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025