Pas shortit për çerekfinale, mësohet edhe ai i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
6-Keshtu Liga e Kampioneve
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Nyon të Zvicrës u mësuan çiftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, kurse pas këtij shorti, klubet mësuan edhe kundërshtarët e tyre potencial në gjysmëfinale të kësaj gare.

Real Madridi do të përballet me Chelsean, kurse duel interesant është edhe ai mes kampionit anglez dhe gjerman, Manchester City dhe Bayern Munich, raporton KosovaPress.

Shortit i ka “shpëtuar” paksa Interi, i cili do të përballet me skuadrën e Benficas, kurse në çerekfinale do të kemi edhe derbi italian mes Milanit dhe Napolit.

Ndërkaq, klubet kanë mësuar edhe rrugën e tyre drejt gjysmëfinales.

Fituesi i Milanit dhe Napolit do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Benficas dhe Interit, kurse fituesi i ndeshjes mes Real Madridit dhe Chelseat do të ndeshet me fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024